×
  • Sport
  • Sport

    Ky është reagimi i Munishit pasi Ballkani fitoi me goleadë kundër Besës

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 18:32

    Ballkani e ka nisur mbarë sezonin e ri të Superligës ku fitoi 4-1 në udhëtim te Besa e Pejës


    Në këtë fitore të Ballkanit shkëlqeu Mirlind Daku, i cili shënoi hat-trik, shkruan Reporteri.net

    Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me fitoren, por ka thënë se ky rezultat nuk ishte real.

    “Duke patur parasysh që kemi patur ngarkesa të mëdha jam i kënaqur, pasi që ndeshjet e para gjithmonë janë të vështira. Përballë kishim një kundërshtarë të fortë, i cili na vuri në vështirësi në disa situata, prandaj mendoj që rezultati final i ndeshjes nuk ishte real”, deklaroi Munishi në “Art Sport”.

    Ndryshe, në këtë takim Munishi u ndëshkua me karton të verdhë pasi protestave në drejtim të gjyqtarëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!