×
  • Sport
  • Sport

    Ky është referi që do ta ndajë drejtësinë në miqësoren Feronikeli – Milan

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 17:13

    Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli pret gjigantin italian në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë më datën 10 gusht.


    Për këtë sfidë tashmë është caktuar edhe gjyqtari i cili do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, shkruan Reporteri.net

    Gjyqtari i njohur kosovar që jeton në Zvicër, Bekim Zogaj, do të referojë në miqësoren Feronikeli – Milan.

    Zogaj është gjyqtari më i suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.

    Ai ka referuar shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare, si me Kombëtare, ashtu edhe me klube.

    Kujtojmë që Reporteri.net ishin të parët që raportuar në ardhjen e Milanit në Kosovë, teksa lajmi u bë zyrtarë para disa ditëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!