×
  • Sport
  • Sport

    EKSKLUZIVE: Gjiganti italian zbarkon në “Fadil Vokrri” për të luajtur një miqësore me Feronikelin

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 17:54

    Kampionët e Superligës së Kosovës, Feronikeli janë në bisedime me klubin italian, Milan për zhvillimin e një miqësoreje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Drejtori i klubit të Feronikelit, Avdullah Tahiri, i cili ka pohuar se klubi është në bisedime me gjigantët italian, shkruan Reporteri.net

    “Po jemi në bisedime me klubin e Milanit për zhvillimin e një miqësoreje në Prishtinë, por kjo varet nga angazhimet që i kemi në garat evropiane si ne ashtu edhe klubi italian. Ne ende jemi në negociata me ta, nuk varet gjithçka nga dëshira jonë, por klubi është ende në bisedime”, ka thënë Tahiri për Reporteri.net

    Sipas burimeve të Gazetës Online Reporteri.net, nëse arrihet marrëveshja për zhvillimin e kësaj miqësoreje, atëherë ajo do të luhet gjatë muajit gusht.

    Ndryshe, skuadra kampione e Kosovës, sot ka mësuar kundërshtarin e radhës në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve, në rast se skuadra e kalon raundin e parë kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

    Nikli do të përballet me skuadrën nga Uellsi “The New Saints” nëse arrijnë ta kalojnë skuadrën modeste nga Gjibraltari./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!