Hungaria është një nga 11 vendet organizatore të Euro 2020, teksa do të presë 4 nga 51 sfidat e këtij kompeticioni në stadiumin e saj modern në Budapest “Puskas Arena”.
Ndryshe nga shtetet e tjera organizatore të Euro 2020, Hungaria është shteti që ka numrin më të ulët të infektimeve me COVID-19 kjo edhe sepse pjesa më e madhe e popullsisë janë vaksinuar, kështu në Budapest emocionet e Europianit do të përjetohen maksimalisht dhe tifozët do ta shijojnë në maksimum këtë event magjik.
“Puskas Arena” do të jetë i vetmi impiant i turneut që do të ketë një kapacitet prej 100 për qind. 65 mijë persona do të jenë në tribunë për katër ndeshjet që do luhen në tokën hungareze.
Dhe pse do të përdoret xhel dizinfektues për duart dhe termometër në hyrje, tifozët që kanë një certifikatë imuniteti apo një tampon negativ të orëve të fundit, mund të hyjnë pa probleme. Zëdhënësi i Federatës Hungareze të Futbollit u shpreh se mbajtja e maskës nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.