×
  • Sport
  • Sport

    Ky është stadiumi ku Kosova do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 17:18

    Mediat maqedonase kanë dhënë verdiktin e tyre se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet në Shkup.


    “Sportmedia.mk”, bazuar në burime të tyre pranë Federatës maqedone të Futbollit, shkruan se takimi gjysmëfinal i Ligës së Kombeve do të zhvillohet në stadiumin Toshe Proeski në Shkup.

    Sipas tyre, Shkupi është vendi ideal dhe se FFM është konsultuar edhe me UEFA-n, që takimi të luhet në kryeqytet.

    Nëse ndeshja do të luhet edhe zyrtarisht në “Toshe Proeski”, Kosovës do t’i takojnë 8 për qind e biletave, që i bie rreth 3 mijë bileta. Stadiumi në fjalë zë 30 mijë shikues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!