Mesfushori ganez, Thomas Partey, mbylli një sezon mjaft të mirë me fanellën e Atleticos së Madridit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.
25-vjeçari ngjan shumë me francezin Paul Pogba, ndërsa menaxheri i tij e përshkruan si akoma edhe më të mirë, pasi përveç aftësisë për të organizuar lojën dhe shënuar gola, di të mbrojë mjaft mirë.
“Është një futbollist i ngjashëm me Pogba, madje mund të them edhe më i mirë se francezi, pasi impenjohet shumë më tepër në fazën mbrojtëse. Diferenca e vetme është që luan për Ganën dhe nuk ka kaq shumë media pas vetes, sa Pogba”, tha Jose Daniel Jimenez Pozanco.
Më pas menaxheri i Thomas zbuloi se mesfushori ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej 50 milionë eurosh dhe se gjithçka mund të ndodhë këtë verë, duke mos përjashtuar largimin nga Atletico e Madridit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.