Në orët e para të mëngjesit të ditës së dielës do të ketë një super përballje në botën e boksit.
Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të duelojnë në rimeçin e tyre në Los Angleos, atje ku pritet spektakël dhe luftë e pa kompromis nga të dy boksierët.
Para kësaj ndeshje ka patur deklarata të forta “kërcënuese” nga të dyja palët, të cilat vetëm sa e kanë bërë të “zjarrtë” meçin e tyre.
Në konferencën e parë të tyre madje pati edhe konflikt fizik i cili për pak sa nuk u shndërrua në një “luftë” të vërtetë para meçit që do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit.
Meçi është planifikuar të zhvillohet rreth orës 05:00 të mëngjesit të nesërm dhe do të transmetohet edhe nga një televizion në Kosovë. Kujtesa Sport 1, është televizioni që do ta transmetojë këtë ndeshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.