×
  • Sport
  • Sport

    Ky trajner i Premierligës pritet ta marrë drejtimin e Chelseat

    Reporteri
    07 Shtator 2022 | 11:30

    Chelsea ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Thomas Tuchel.

    Lajmi është bërë i ditur tani nga vet klubi londinez përmes një komunikate për media.

    Klubi tha se s’do të bëjë njoftime tjera dhe se po punojnë për emërimin e trajnerit të ri, kurse qysh tani kanë dalë zërat për zëvendësuesin e Tuchel.

    Bëhet fjalë për Graham Potter, i cili aktualisht është trajner i Brighton në Premierligë, shkruan Express.

    Këto janë raportimet që vijnë nga Londra, ndërsa ende nuk ka diçka konkrete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!