×
  • Sport
  • Sport

    Kylian Mbappe në radarin e Barcelonës, në Real Madrid nuk e besojnë

    Reporteri
    25 Mars 2022 | 16:28

    Barcelona raportohet se ka shfaqur interesim për futbollistin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, pasi ky i fundit ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga kryeqyteti Francez, raporton Gazeta Franceze L’Equipe.

    Mirëpo klubi spanjoll, Real Madrid nuk duken të shqetësuar për interesimin e Barcelonës mbi Mbappen, ngase siç raporton gazeta spanjolle Marca, klubi nga Los Blancos janë të vetëdijshëm se Mbappe është i përkushtuar për t’iu bashkuar atyre në fund të sezonit.

    Ndërkohë në Real Madrid, janë të bindur se artikulli i publikuar nga gazeta franceze L’Equipe është përpjekja e fundit e PSG-së, për të parandaluar largimin e Mbappes nga klubi parisien, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kujtojmë, që të dyja skuadrat nga Spanja kanë shprehur interesim edhe për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

    Real Madrid aktualisht gjendet në vendin e parë në La Liga me 66 pikë të grumbulluara dhe janë në rrugë të mirë të shpallën kampionë spanjoll për herë të 35-të në historinë e tyre, ndërsa klubi nga Katalonia gjendet në pozitën e tretë me gjithsej 54 pikë të arkëtuara. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!