Mirlind Kryeziu ka vendosur qindra fotografi të Benjamin Kolollit në veturën e këtij të fundit dhe kjo nuk i ka pëlqyer shumë mbrojtësit të majtë të Kosovës
Te Zurich janë tre futbollistë që reprezentojnë Kosovën, Mirlind Kryeziu, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, shkruan Reporteri.net
Të tre janë pjesë e formacionit startues të Zurichut, por aktualisht Hekurani nuk mund të luajë shkaku i lëndimit.
Në seancën e fundit stërvitore Mirlindi ka gjetur kohë për t’u tallur me bashkëkombasin e tij, Benjamin Kolollin.
Qendërmbrojtësi i Kosovës kishte vendosur qinda fotografi të Benjit në veturën e këtij të fundi, një gjest i cili është pritur me të qeshura nga skuadra, por jo edhe nga Kololli, i cili është detyruar t’i largojë ato nga vetura e tij. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.