×
  • Sport
  • Sport

    LA Lakers tenton të përfitojë nga vdekja e Bryant – Shet biletat me çmime marramendëse

    Reporteri
    30 Janar 2020 | 17:39

    Të dielën që shkoi legjenda e LA Lakers, Kobe Bryant u nda nga jeta pas një aksidenti që kishte me helikopter


    Në bordin e helikopterit, përveç Bryant ishte edhe vajza 13 vjeçare e tij, Gianna, si dhe 7 persona tjerë. Të gjithë këta kanë vdekur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në mëngjesin e 26 janarit në Los Angeles, shkruan Reporteri.net

    LA Lakers këtë të premte do ta luajë në shtëpi kundër Portland Blazers dhe çmimet e biletave janë rritur për këtë përballje, pasi është e ndeshja e tyre e parë që pas vdekjes së Bryant.

    Çmimet e biletave sillen nga 800 dollarë në 11 mijë dollarë.

    Pra, në pjesën më të lartë të palestrës biletat do të kushtojnë nga 800 dollarë, ndërkaq më afër parketit nga 3 mijë dollarë deri në 11 mijë dollarë.

    Ndryshe, Kobe ishte legjendë e LA Lakers ku kishte fituar 5 tituj kampioni të NBA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!