×
  • Sport
  • Sport

    La Liga ka shpenzuar 830 milionë euro në 33 ditë

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 8:25

    Me transferimin e Joao Félix si më të shtrenjtin deri më tani këtë verë, La Liga ka shpenzuar më së shumti para në top 5 ligat evropiane në afatin kalimtar veror.


    La Liga ka goditur fuqishëm deri më tani duke transferuar 66 lojtarë të cilët në total kanë kushtuar 830 milionë euro. Gjithçka është arritur në 33 ditë, ku gjithashtu janë regjistruar 67 shitje në vlerë 565 milionë euro, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

    Me këtë ritëm, La Liga do të thyejë rekordin dhe ndoshta edhe do të dyfishojë shpenzimet e vitit të kaluar, 934.270.000 euro.

    Pas La Ligës deri më tani, qëndrojnë Premier League (546 milionë), Serie A (533 milionë), Bundesliga (518 milionë), Ligue 1 (171) dhe Primeira Liga (Portugali, 74 milionë euro).

    Real Madridi ka shpenzuar më së shumti deri më tani në Evropë, 305 milionë euro, derisa Atletico e ka blerë lojtarin më të shtrenjtë, 127 milionë euro.

    Atletico ka shpenzuar 177,2 milionë, 113 milionë Barça dhe 92 milionë Sevilla.

    Lojtarët më të shtrenjtë të verës; Joao Félix (127,2), Hazard (100 milionë), De Jong (75 milionë), Jovic (60 milionë) Lucas Hernández (80), Rodrigo (70) dhe Ndombelé (60). Në verën e vitit 2017, La Liga shpenzoi më së shumti në Evropë – 557 milionë, e udhëhequr nga Barcelona që shpenzoi 192 milionë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!