×
  • Sport
  • Sport

    Lajm fantastik për Bernard Challandes, mesfushori i Kosovës do të rikthehet për ndeshjet e tetorit

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 16:19

    Herolind Shala pritet të jetë në dispozicion të Bernard Challandes për ndeshjet e tetorit


    Kosova në muajin tetor luan miqësoren me Gjibraltarin më 10 tetor, ndërsa katër ditë më vonë përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, shkruan Reporteri.net

    Të dy këto takime do të luhen në stadium Fadil Vokrri në Prishtinë.

    E lajm i mirë për Bernard Challandes është rikthimi i Herolind Shalës.

    Mesfushori kosovar ishte i lënduar dhe nuk mundi t’i ndihmojë ‘Dardanët’ në ndeshjet e shtatorit.

    Shala ka postuar në Instatory dy video ku shihet duke ushtruar në palestër.

    Përveç Shalës për ndeshjet e tetorit Kosova pritet të llogarit edhe në Milot Rashicën e Benjamin Kolollin, të cilët gjithashtu munguan në ndeshjet ndaj Çekisë e Anglisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!