Lionel Messi nuk do të luaj ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Amerikës.
Ylli argjentinas pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Kilit dhe nuk do të luaj në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Perusë, e cila zhvillohet të dielën nga ora 03:00 pas mesnate.
Futbollissti i Inter Miamit rrezikon të humbas edhe çerekfinalen e Copa Amerikës, pasi Argjentina ka siguruar kualifikimin.
Messi nuk ishte prezent në stërvitjet e fundit ku është lënë të pushojë.
Ndihmës trajneri i Argjentinës, Walter Samuel, konfirmoi mungesën e Lionel Messit kundër Perusë.
“Leo kishte një problem në ndeshjen e fundit dhe ai nuk do të jetë atje. Do të shohim se si do të shkojë dita-ditës dhe shpresojmë ta kemi në ndeshjen e ardhshme. Ne nuk jemi aspak të shqetësuar për mungesën e Messit, por nuk duam të shohim më tej. Ekipi u përgjigj kur ai nuk ishte aty. Ai vetë është i lumtur kur skuadra luan mirë kur ai nuk është atje”, tha Walter Samuel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.