Frenkie de Jong është ftuar në skuadrën e Ajaxit për ndeshjen kundër Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.
Për De Jong druhej se nuk do të mundë t’ia dilte shkaku i një shqetësime, por ai është në skuadër, ndërkohë që Nicolas Tagliafico mungon si pasojë e pezullimit.
De Jong u detyrua ta braktisë fushën pas vetëm 24 minutave lojë në fitoren e Ajaxit 6:2 kundër Excelsior të shtunën për shkak të një shqetësimi muskulor, por mesfushori holandez e ka kaluar testin fizik dhe do të luajë në Torino.
Juventusi e mirëpret Ajaxin në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Champions, me takimin e parë që u mbyll baras 1:1 para një jave në Amsterdam.
Edhe Tagiafico ka udhëtuar me skuadrën, edhe pse nuk ka të drejtë të luajë për shkak të pezullimit.
Skuadra e Ajaxit për ndeshje ndaj Juves: Onana, Lamprou, Varela; Kristensen, Veltman, De Ligt, Sinkgraven, Mazraoui, Magallan, Blind, Tagliafico; Van de Beek, Tadic, Labyad, Schone, De Jong, Ziyech, De Ëit; Neres, Huntelaar, Dolberg, Ekkelenkamp
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.