Lionel Messi pritet të mungojë edhe kundër Borussia Dortmundit në Champions League. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
Ai nuk beson se 32-vjeçari do t’ia dalë të rikuperohet për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20.
“Nuk jam doktor, por lëndimi nuk ishte siç u duk i lehtë dhe kjo na bëri të jemi më të kujdesshëm”, tha Valverde.
“Nuk e di nëse do të kthehet të martën apo një ditë tjetër. Nuk dua të them asgjë për të ulur pritjet, por e shoh të vështirë që ai të jetë gati për të martën”, tha Valverde.
Leo u lëndua në ditën e parë në stërvitje pas rikthimit nga pushimet verore dhe që nga ajo ditë, vazhdon të jetë jashtë fushave. Ai ka probleme me pulpën e këmbës së djathtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.