×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i madh për Juventusin: Chiellini rikthehet në stërvitje

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 20:39

    Giorgio Chiellini është rikuperuar dhe tashmë po stërvitet me klubin “bardhë e zi”.


    Kështu të paktën ka njoftuar Juventusi përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

    “Giorgio është rikthyer në stërvitje, personale por bashkë me ekipin” përfundon njoftimi.

    Qendërmbrojtësi rikthehet në stërvitje pas një lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta, derisa pritet ta ndihmojë kampionin aktual italian në ndeshjen e fundjavës përballë Hellas Veronas.

    Kujtojmë se ai u lëndua në ndeshjen e parë të sezonit përballë Parmës. Gjithsesi, mbetet të shihet nëse është rikuperuar plotësisht, pasi “Zonja e Vjetër” me fillimin e fazës së dytë të Ligës së Kampionëve do të ketë orar të ngjeshur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!