×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për Bernard Challandes para ndeshjes shumë të rëndësishme me Maqedoninë

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 16:48

    UEFA ka lejuar që të bëhen nga 5 zëvendësime për ndeshjet e Ligës së Kombeve


    Ky është një lajm i mirë për Bernard Challandes dhe Kosovën pasi futbollistët nuk po kalojnë në një formë të mirë fizike dhe kështu trajneri mund të kryejë deri në 5 zëvendësime në një ndeshje, shkruan Reporteri.net

    Në tetor Kosova luan ndeshjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë dhe më pas ka edhe dy përballje tjera kundër Greqisë dhe Sllovenisë.

    Lojtarët e Kosovës fatkeqësisht nuk janë duke kaluar momente të mira, disa të lënduar e disa të tjerë nuk po aktivizohen shumë në klubet e tyre.

    UEFA përveç Ligës së Kombeve ka marr vendim që nga 5 zëvendësime të lejohen edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!