Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, bëri të ditur se FFK-ja është duke bashkëpunuar me Federatën Shqiptare të Futbollit për ta themeluar një Kupë të përbashkët për klubet nga Kosova e Shqipëria.
Tre vjet pas anëtarësimit në UEFA, Kosova është e gatshme ta shtojë edhe një garë tjetër në kuadër të garave të saj.
Megjithatë, kjo do të jetë më ndryshe, pasi që në këtë kupë do të luajnë klubet kosovare kundër atyre nga Shqipëria, shkruan Gazeta Express.
Sekretari i FFK-së bëri të ditur se bisedimet mes kryetarit të FSHF-së, Armand Dukës, dhe kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, për një kupë të tillë janë të avancuara.
“Ne kemi biseduar me Federatën Shqiptare të Futbollit, me Zotëri Dukën, me presidentin Ademi. Besoj se vitin e ardhshëm do të fusim risi, nëse ndodh kjo që ekipet e Superkupës të lujnë ndërmjet vete me Federatën Shqiptare. Madje jeni duke e shqyrtuar mundësinë që të luajmë me një sistem të Kupës së përbashkët në Federatën Shqiptare të Futbollit. Prandaj, mendoj se ka ardhur koha që të bëjmë diçka në bashkimin e futbollit shqiptar”, zbuloi Salihu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.