×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për Valon Berishën, por jo edhe për Riza Durmishin

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 22:02

    Lazio i ka ftuar Valon Berishën e Kosovës dhe Thomas Strakoshën e Shqipërisë në listën e futbollistëve me të cilët do të garojë në Ligën e Evropës, por jo edhe mbrojtësin shqiptar të Danimarkës, Riza Durimishin.


    Kjo nuk është befasi pasi Lazios ka tentuar t’i shesë Durimishin dhe Lukakun gjatë kësaj vere.

    Ndërkohë, blerjet e reja, Manuel Lazzarri, Denis Vavro, Jony Rodriguez dhe Bobby Adekanye, janë ftuar të gjithë.

    Lista e plotë e të ftuarave: Guerrieri, Proto, Strakosha; Acerbi, Armini, Bastos, Lazzari, Lulic, Patric, Radu, Luiz Felipe, Vavro; Berisha, Cataldi, Correa, Jony, Lucas, Luis Alberto, Marusic, Milinkovic, Parolo; Adekanye, Caicedo, Immobile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!