×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i trishtë: Ndahet nga jeta futbollisti 20 vjeçar nga Kosova

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 10:27

    Jetëlir Hasani, futbollisti nga Kosova ka humbur jetën në moshën 20 vjeçare pas një aksidenti tragjik në Gjermani


    VFL Ulm, klubi inë të cilin po luante Hasani ka treguar për lajmin e kobshëm, shkruan Reporteri.net

    Ai ishte vetëm 20 vjeçar, derisa varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan nga ora 14:00.

    “Dje u goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë”.

    “Ne në VFL Ulm dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime familjes Hasani në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!