Real Madridi nëpërmjet një komunikate zyrtare ka njoftuar sot se ish-portjeri i skuadrës, Andres Avelino Junquera ka vdekur në moshën 73 vjeçare.
Junquera ka luajtur për Real Madridin ndërmjet viteve 1966 deri në vitin 1975 dhe ka fituar 5 tituj të La Ligas, dhe trofeun Zamora gjatë sezonit 1967/68, shkruan Reporteri.net
Në përfundim të karrierës së tij ai kaloi tre sezone në Zaragoza dhe i ndihmoi ata të ngjiten në ligë në vitin 1978.
Në njoftimin e Real Madridit thuhet:
“Andres Avelino Junquera, i cili ishte portjer i Real Madridit ndërmjet 1966 dhe 1975, ka vdekur në moshën 73-vjeçare. Ai kishte lindur në La Felguera (Asturias) në vitin 1946 dhe pasi kishte luajtur për Langreo, erdhi tek Los Blancos në kampanjën e vitit 1966/67, ku ai fitoi 5 tituj të Ligës dhe tri kupa. Përveç kësaj, ai fitoi trofeun Zamora në vitin 1967/68. Real Madridi ndjen dhimbjen e vdekjes së tij dhe shpreh ngushëllimet familjes e tij”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.