×
  • Sport
  • Sport

    Lajm shpresëdhënës nga Danimarka: Eriksen u nxor i gjallë nga stadiumi, po dërgohet në spital

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 19:24

    Mesfushori i Kombëtares së Danimarkës, Christian Eriksen, po dërgohet në spital pasi që ra pa ndenja në fushë gjatë ndeshjes kundër Finlandës.


    Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën e parë.

     

    Por një fotografi e publikuar, ku shihet Eriksen teksa po del nga stadiumi, dha shpresë tek futbolldashësit për një përmirësim të lojtarit, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë ndeshja e grupit B në Kampionatin Evropian mes Danimarkës dhe Finlandës është suspenduar.

    Ky vendim ka ardhur pasi futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen është alivanosur në fushë dhe po raportohet se ka pësuar sulm në zemër.

    Rezultati deri në atë moment ishte i barabartë 0:0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!