Napoli do të duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin për ndeshjet e radhës.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës u dëmtua në sfidën e fundit me të kaltërit në kampionat ndaj Cremoneses, e cila përfundoi me shifrat 1-4 për ekipin e drejtuar nga Luciano Spalleti.
Gjatë ekzaminimeve të kryera, mësohet se 28-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kofshën e tij të majtë ku nuk do të jetë i gatshëm për Napolin për takimin ndaj Ajax në Champions dhe gjatë ditëve në vijim do të ketë ndonjë informacion më shumë sesa kosovari do të qëndrojë larg fushave për të kryer fazën e rikuperimit.
Vendin e tij në qendrën e mbrojtjes pritet ta zërë një mes Ostigard dhe Juan Jesusit.
Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Napolit në Serinë A, Amir Rrahmani është aktivizuar në total në 8 ndeshje, duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.