×
  • Sport
  • Sport

    Lajmërohet Challandes: Kosova ka kualitete të larta

    Reporteri
    29 Mars 2022 | 15:05

    Ish trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës e cila do të luhet sonte me fillim prej ores 18:00, transmeton Reporteri.net. 

    Challandes thotë se më së shumti do të përjetojnë emocione bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtetin helvetik.

    “Për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtet i futbollit. Larg nga politika dhe nga problemet politike”, ka thënë Challandes për mediumin zviceran “20min”

    Tutje, ish-selektori i Kosovës thotë se të gjithë në Kosovë janë krenarë me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, pra për arritjet e tyre.

    “Kur Kombëtarja jonë arrin suksese, mund të shohësh flamuj zviceran duke valuar në Prishtinë. Gjithashtu, të gjithë në Kosovë janë krenarë me Shaqirin e Xhakën, për arritjen e tyre”, shton Challandes, i cili ishte selektor i Kosovës në periudhën 2018 – 2021.

    E, ai është i bindur se edhe në Kosovë ka talente, që mund të dalin në shesh pas një kohe.

    “Ka shumë djalmosha të talentuar në klube dhe në rrugët e Kosovës. Është vetëm çështje e vazhdimit të punës dhe duhet të jenë të qetë”, shprehet tutje ai, përcjell “Gazeta Express”.

    Challandes e ka lavdëruar ekipin që udhëhiqet nga trajneri i ri, Alain Giresse, i cili ditë më parë e mposhti Burkina Fason me rezultat të thellë, 5:0.

    “Kosova e ka një ekip më kualitet të lartë”, i paralajmëroi ai zviceranët.

    Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës do të përballet për herë të parë me atë të Zvicrës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!