Pas vendimit të gjykatës australiane në të mirë të tij, tani ka ardhur edhe reagimi i parë nga Novak Gjokoviq.
Tenisti serb në profilin e tij në Twitter e ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka treguar që i ka nisur stërvitjet për pjesëmarrje në Australian Open, ndonëse ministri i Imigracionit i Australisë ende nuk ka marrë vendim përfundimtar.
Por, për Gjokoviqin mjafton vendimi i gjykatës që u mor sot në favor të tij, ndonëse fjala e fundit i takon ministrit australian, i cili pritet ta bëjë të ditur nesër ose në ditët pasuese.
“Jam i kënaqur dhe mirënjohës që gjykatësi vendosi kundër anulimit të vizës. Pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhur, unë dua të qëndroj dhe të përpiqem të konkurroj AustralianOpen Unë mbetem i fokusuar në këtë. Fluturova këtu për të luajtur në një nga ngjarjet më të rëndësishme që kemi përpara tifozëve të mrekullueshëm. Tani për tani nuk mund të them më shumë, por faleminderit të gjithëve që qëndruat me mua gjatë gjithë kësaj dhe më inkurajuat të qëndroj i fortë”, ka shkruar Gjokoviq në Twitter.
I’m pleased and grateful that the Judge overturned my visa cancellation. Despite all that has happened,I want to stay and try to compete @AustralianOpen
I remain focused on that. I flew here to play at one of the most important events we have in front of the amazing fans. ? pic.twitter.com/iJVbMfQ037— Novak Djokovic (@DjokerNole) January 10, 2022