×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI FUNDIT: Arrihet marrëveshja për meçin e shumëpritur në boks

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 16:41

    Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje që të duelojnë ndërmjet vete në të ardhmen


    Promotori Eddie Hearn ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja që dy boksierët britanikë të përballen në të ardhmen, transmeton Reporteri.net

    Marrëveshja është që të luhen dy meçe, pra do të ekzistojë e drejta e revanshit.

    “Ne jemi në një situatë të mirë. Në parim të dy djemtë janë pajtuar për këto përballje. Do të jenë dy meçe që do të zhvillohen,” ka thënë Hearn.

    Tani në ditët në vijim pritet që të merret vesh për lokacionin dhe datën e saktë se kur do të kemi përballjen e shumëpritur ndërmjet Furyt dhe Joshuas. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!