×
  • Sport
  • Sport

    Arrestohet Agim Ademi për sulmin fizik ndaj zyrtarit të FFK-së

    Reporteri
    16 Mars 2022 | 22:55

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak çastesh është arrestuar nga Policia e Kosovës, për incidentin e sotëm.

    Agim Ademi dyshohet se sulmoi fizikisht zyrtarin e FFK-së, Artan Govori.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se kryetari i FFK-së ndodhet nën masën e arrestit, për 48 orë ndalim policor.

    Artan Govori pretendoi sot se u sulmua fizikisht nga Agim Ademni, derisa FFK-ja të cilën e udhëheqë ky i fundit e ka mohuar me një reagim incidentin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!