×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Eriksen i rikthehet stërvitjeve

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 15:01

    Christian Eriksen i është rikthyer stërvitjeve që nga arresti kardiak që kishte pësuar në Kampionatin Evropian EURO2020, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Eriksen u godit nga arresti kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës, e cila u luajt në muajin qershor.

    29 vjeçari ishte rrëzuar pa ndjenja në fushë, por me ndihmën e mjekëve ai kishte arritur të mbijetoi duke dhënë shenja jete.

    Danezi kishte bërë një intervenim në zemër dhe Serie A ia ka ndaluar që të luaj, kjo pasi u ndalohet të luajnë futbollistët të cilët përdorin defibrilator kardioverter.

    Ditën e enjte trajneri i Odense Boldklub ka njoftuar se Eriksen i është rikthyer stërvitjeve.

    “Erikseni na kontaktoi dhe tani po stërvitet i vetëm. Është e natyrshme për të, duke qenë se ka luajtur këtë në rininë e tij dhe jeton afër. Ne jemi të lumtur që jemi në gjendje t’i ofrojmë atij qendrën stërvitore për të ushtruar”, shtoi ai.

    Kujtojmë që pas këtij rasti Eriksen nuk kishte arritur të bëj asnjë paraqitje duke e humbur kështu tërë Kampionatin Evropian EURO2022./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!