×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Interi ndanë rrugët me Eriksenin

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 17:52

    Skuadra e Interit ka ndarë përfundimisht rrugët me Christan Eriksen.

    Kontrata mes tyre u shkëput për shkak të problemeve shëndetësore që pati mesfushori danez gjatë Kampionatit Evropian EURO2020, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Eriksen pësoi një sulm në zemër duke u detyruar të vendoste defribilator.

    Pikërisht kjo ishte arsyeja që Eriksen nuk mund të vazhdoj të jetë pjesë e Interit, pasi rregullat e Serie A-së nuk lejojnë që futbollistët me një ndërhyrje të tillë të luanin.

    “Klubi dhe e gjithë familja Nerazzurri e përqafojnë lojtarin dhe i urojnë më të mirat për të ardhmen e tij. Edhe nëse sot ndahen rrugët e Interit dhe Kristianit, një lidhje e fortë do të mbetet. Momentet më të mira, golat dhe fitoret, përqafimi i tifozëve jashtë San Siros për të festuar Scudetto-n: gjithçka do të mbetet gjithmonë në historinë e Nerazzurrëve”, thuhej ndër tjera në komunikatën e Interit.

    Erisken pritet të vazhdojë të luaj në Danimarkë ose tek skaudra e Ajax./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!