×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: UEFA merr vendim për Bullgarinë, a do t’i jepen pikët Kosovës?

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 16:18

    UEFA ka marrë vendim sot për thirrjet raciste të tifozëve bullgarë në ndeshjen ndaj Anglisë.


    Tifozët bullgarë kishin thurur kore raciste në drejtim të futbollistëve anglezë gjatë tërë ndeshjes të cilën Bullgaria ishte demoluar nga ‘Tre Luanët’, shkruan Reporteri.net

    Mirëpo, siç flitej kohë më parë për një favorizim të Kosovës dhe dënim me pikë, kështu nuk ndodhi.

    Organi më i lartë i futbollit në botë e ka dënuar vetëm me disa ‘imtësira’.

    “UEFA thotë se Bullgaria janë detyruar të luajnë dy ndeshje prapa dyerve të mbyllura – një të suspenduar për dy vite – dhe janë gjobitur me 75 mijë euro për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve gjatë kualifikueses për Euro 2020 kundër Anglisë më 14 tetor”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Sidoqoftë, pritjet kanë qenë që Bullgaria të marrë një dënim edhe më të rëndë, si të i jepeshin pikët në tavolinë të gjitha kombëtareve që kanë zhvilluar ndeshje kualifikuese me ta.

    Në këtë rast, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Kosova do ta kalonte Çekinë në renditje dhe ndaj Çekisë do t’i mjaftonte vetëm një barazim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!