×
  • Sport
  • Sport

    Lakers nuk mund ta thyejnë mallkimin, përsëri humbin nga Toronto

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 10:48

    Toronto Raptors është njëra nga skuadrat më të papërshtatshme për Los Angeles Lakers.


    Kampioni në fuqi i NBA-së ka shënuar fitoren e 12-të radhazi ndaj ekipit nga Kalifornia 107:92 dhe kanë kaluar gjashtë vite kur Lakers kanë mposhtur për herë të fundit Raptors.

    Raptors e nisën për mrekulli takimin duke shkuar në epërsi prej 13:0 dhe në fund çereku i parë përfundoi 23:21 në të mirë të tyre.

    Edhe çereku i dytë ishte disi më i barabartë edhe pse përfundoi në të mirë të Lakers me pesë pikë epërsi 18:23 duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me epërsinë e mysafirëve 41:44.

    Në dy periudhat e fundit të ndeshjes, Raptors ishin më të mirë duke e përmbyllur në fund takimin me 15 pikë epërsi 107:92.

    Fundori Kyle Lowry ishte më efikasi në këtë takim duke shënuar 33 pikë, shtoi 14 kërcime e gjashtë asistime.

    Me paraqitje shumë të mirë u dalluan edhe OG Anunoby me 23 pikë si dhe Pascal Siakam që shtoi 15 pikë e nëntë kërcime.

    LeBron James me 20 pikë, 10 kërcime e pesë asistime ishte më efikasi tek Lakers, por që nuk mjaftuan këto statistika për t’i siguruar skuadrës së tij fitoren. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!