Tekniku i Chelseas, Lmpard është shprehur i zhgënjyer nga disfata e sotme në “Stampord Bridge”, që ia shkaktoi Bournemouth.
Londinezët u mposhtën nga Bournemouth me rezultat final në 0:1, gol ky që erdhi në minutat e fundit të takimit, shkruan Reporteri.net.
Lampard tha se u befasua se si nuk arriti ta fitoj këtë takim, ai thotë se futbollistët e tij nuk ishin në nivelin e duhur.
“Natyrisht se prisja që këtë ndeshje ta fitonim, pasi ishim në shtëpi. Paraqitja nga ne ishte më shumë zhgënjyese”, ka thënë fillimisht ai.
“Goli e shënuar nga Bournemouthi ishte paska e dyshimtë, por që nuk dua ta komentojë, pasi VAR ishte nga këndi më i mirë dhe kishte pamje më të rregullt”.
“Në janar do na duhen lojtarët të kalibrit të lartë, lojtarë që e duan Chelsean dhe duan të arrijnë shumë gjëra këtu, të fitojnë trofe”.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.