Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Evertonit dhe Chelseas, duel ky në kuadër të xhiros së 15’të në Premierligë.
Chelsea i Lampard u befasua nga Evertoni, pasi londinezët u mposhtën me rezultat final në 3:1, shkruan Reporteri.net.
Evertoni si vendas arritën të shënojnë golin e epërsisë qysh në minutën e 5’të të takimit, përmes Richarlson, ndërsa Calvert-Lewin dyfishoi epërsi edhe një herë në fund të pjesë së parë.
Edhe pse pjesa e dytë ishte ma dinamike për Chelsean, pasi përmes Kovac ngushtuan epërsinë në minutën e 52’të të duelit, por Evertoni nuk u ndal me kaq, pasi shënuan edhe një herë me Calvert-Lewin në minutën e 82’të, duke vendosur rezultatin përfundimtar në 3:1.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.