Largimi i Lionel Messit nga Barcelona mund të jetë gjë e mirë për disa nga lojtarët e klubit katalanas, sipas trajnerit të Bayern Munich, Julian Nagelsmann.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Messi u largua nga Barcelona pasi që kontrata e tij me klubin kishte skaduar, dhe krerët e Barcelonës nuk kishin mundësi rinovimi për shkak të krizës financiare.
Nagelsmann nuk beson që transferimi i Messit te Paris Saint-Germain e ka dobësuar Barcelonën, pasi do të ketë shumë individë të tjerë të skuadrës që do të jenë të gatshëm të largohen nga hija e tij.
“Një lojtar i madh, i cili ka lënë gjurmë përgjatë viteve është larguar. Ai kishte shumë influencë në fushë dhe jashtë saj, e po ashtu në dhomën e zhveshtores”, tha Nagelsmann në një intervistë për Bayernin.
“Ai po ashtu merrte vendime të natyrës së organizimit, gjë e cila më bën të mendoj që tani aty do të jenë disa lojtarë që do të kenë më shumë liri, duke e zënë vendin e tij. Ai është një nga lojtarët më të mirë, i cili di të vendosë ndeshjet vetë. Çdo skuadër është më e mirë me Messin sesa pa të”, shtoi trajneri i Bayernit.
Barça mbetet e pamposhtur këtë sezon në fillimin e erës së re pa Messin, por testi më i madh do të jetë të martën e ardhshme, ku zhvillon ndeshje si vendas kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.