×
  • Sport
  • Sport / Xhudo

    Laura Fazliu mbetet pa medalje, renditet e shtata në Grand Slam

    Reporteri
    23 Shtator 2023 | 13:14

    Pas Loriana Kukës dhe Akil Gjakovës, edhe Laura Fazliu mbeti pa medalje në Grand Slam, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

    Xhudistja kosovare në repesazh pësoi nga portugezja, Barbara Timo, shkruan Gazeta Express.

    Laura garoi në katëgorinë deri në 63 kilogramë. Ajo në fund u rendit e shtata.

    Medalje nuk ia dolën që të fitonin sot as Akil Gjakova e Loriana Kuka.

    Kujtojmë se të premten Nora Gjakova fitoi medaljen e artë, kurse Distria Krasniqi të argjendtën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!