×
  • Sport
  • Sport

    Lazio e ‘përzë’ Valon Berishën

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 14:53

    Lazio nuk e ka ftuar fare Valon Berishën për ndeshjen e sotme ndaj Udineses


    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës nuk po kalon momente të mira te klubi nga kryeqyteti i Italisë, shkruan Reporteri.net

    Largimi i tij nga Lazio pritet të ndodhë në janar të vitit të ardhshëm, atëherë kur edhe do të hapet afati kalimtar dimëror.

    Mediat në Itali raportuan ditë më parë se Berisha ka refuzuar të luajë në ndeshjen ndaj Cluj në Europa Ligë dhe klubit kjo nuk i ka pëlqyer fare.

    Dhe tani Lazio ka vendosur që Valonin të mos e përfshijë fare në skuadër për ndeshjen kundër Udineses që fillon nga ora 15:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!