×
  • Sport
  • Sport

    Leao i Milanit synon këtë rekord të ri në Serie A

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 11:50

    Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, mund të bëhet lojtari i parë portugez që arrin dy shifra për golat në Serie A para se të mbushë 23 vjeç, shkruan Reporteri.net.

    Ish-ylli i Lille ka shënuar nëntë gola në 29 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe pritet të luajë kundër Lazios në Stadio Olimpico sonte.

    Leao ka shënuar pesë gola në vitin 2022, i fundit kundër Genoas javën e kaluar.

    Nëse sonte gjen rrjetën kundër Lacios, do të bëhet lojtari më i ri portugez që ka shënuar të paktën dhjetë gola në një sezon në Serie A.

    Leao do të mbushë 23 vjeç më 10 qershor dhe bashkatdhetarët e tij Cristiano Ronaldo, Rui Costa, Rui Barros (ish-mesfushori i Juventusit) dhe Beto (Udinese) kanë shënuar të gjithë 10 gola në moshë më të madhe.

    Ronaldo ishte tashmë në të 30-at kur iu bashkua Juventusit në vitin 2018.

    Ylli portugez shënoi 101 në 134 ndeshje në Torino. Rui Costa, presidenti aktual i Benfica-s, shënoi 10 gola në Serie A vetëm një herë në karrierën e tij, në 1998-99 me Fiorentinën, kur ishte 27 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!