Basketbollisti amerikan LeBron James, në ditën vendimtare të zgjedhjeve për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit demokrat Joe Biden.
Ditëve të fundit, James ka qenë jashtëzakonisht aktiv në zgjedhje duke ftuar amerikanët që të votojnë por publikisht nuk kishte treguar preferencën e tij, transmeton Indeksonline.
“Vetëm edhe një ditë. Ju lutem. Na duhet gjithçka që të ndryshojë dhe e gjitha fillon nga nesër” ka shkruar basketbollisti i Los Angeles Lakers.
Sipas sondazheve, Joe Biden aktualisht është në epërsi ndaj kandidatit tjetër republikan Donald Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.