×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e United i thotë disa fjalë të rënda për De Gean

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 8:20

    Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar, beson se David De Gea nuk është i pazëvendësue7shëm në skuadrën e “Djajve të kuq”, nëse spanjolli nuk pranon ta nënshkruajë kontratën e re me klubin.

    Portieri spanjoll është në vitin e fundit të kontratës së tij në Old Trafford. Klubi anglez ia ka ofruar atij një kontratë prej 290 mijë funtesh në javë, mirëpo De Gea nuk e ka nënshkruar ende atë, transmeton Gazeta Express.

    Dhe Van der Sari, i cili i kaloi gjashtë vjet në Old Trafford, është tifoz i madh i De Geas, por ai insiston se ka shumë alternativa për klubin nëse spanjolli vendos të largohet nga klubi. Njëri ndër opsionet është edhe lojtari i akademisë, Dean Henderson, i cili për momentin është i huazuar në Sheffield United.

    “Edhe portierë të tjerë mund ta plotësojnë këtë hapësirë. Ka shumë portierë të Premierligës që luajnë klub dhe ata mund ta marrin hapin e radhës. Unë isha 34-vjeçar kur shkova në United, kështu që ka shumë ospione”, u shpreh holandezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!