Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo, ka dhënë disa komente rreth “Topit të Artë” për këtë edicion.
Lionel Messi, Virgil van Dijk e Alisson Becker janë disa nga emrat që shihen si favoritët për të fituar trofeun më të vlefshëm individual.
Në aspektin individual Messi ishte spektakolar, por dështimi në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Amerikës i kanë dhënë një disavantazh të lehtë argjentinasit.
Por, përkundër kësaj, Rivaldo beson se ‘Topi i Artë’ do t’i takojë Leo Messit këtë edicion.
“Për mendimin tim, ‘Topi i Artë’ këtë sezon i takon Messit, për ato që ka bërë” ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.
“Ai nuk fitoi Ligën e Kampionëve, por është një çmim individual dhe ai ka shënuar shumë gola, gola të rëndësishëm” ka thënë ndër të tjerash legjenda braziliane.
Messi numëron pesë ‘Topa të Artë’, aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo, i cili këtë edicion nuk ka thuajse fare gjasa për ta fituar atë trofe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.