Ray Parlour i ka dalur në mbrojtje Granit Xhakës, i cili u kritkua me të madhe në ndeshjen e fundit kundër Tottenhamit
Granit Xhaka kishte shkaktuar penallti kundër Tottenhamit në ndeshjen që në fund përfundoi 2-2, shkruan Reporteri.net
Mesfushori prishtinas u kritikua me të madhe nga fansat e Arsenalit, të cilët nuk lanë gjë pa i thënë në rrjete sociale.
Por, tani është legjenda e klubit, Ray Parlour që i ka dalur në krahë Xhakës.
“Xhaka është i mirë me topin. Mund të pasojë me largësi 25 ose 30 metra. Në ndeshjen e fundit nuk ishte dita e tij. E di që nuk luajti mirë, por ai nuk duhet të lejojë që kjo ta shpërqendrojë,” ka thënë Parlour.
“Kur je kapiten mund të bësh gabime dhe t’iu ofrosh kundërshtarëve mundësinë për të shënuar. Për penalltinë, ishte një vendim i dobët nga ana e tij. Nuk mund të bësh atë faull. Duhet të mësoj nga këto gabime dhe të jetë më i disiplinuar në fushë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.