×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Arsenalit thotë se ‘Kokëshkurrja’ duhet të jetë kapiten i skuadrës para Granit Xhakës

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 19:45

    Emmanuel Petit ka thënë se Granit Xhaka nuk e meriton shiritin e kapitenit te Arsenali


    Arsenali të hënën u mposht nga Sheffield United me rezultat 1-0, ndërsa legjenda e klubit nga Londra nuk po mund ta kuptojë se si është bërë Xhaka kapiten i skuadrës, shkruan Reporteri.net

    “A mund ta imagjinoni Patrick Vieira në fushë atë të hënë? Ai do ishte duke u bërtitur shokëve të ekipit ‘çfarë dreqin jeni duke bërë!’,” ka thënë Petit për Paddy Power.

    Image result for emmanuel petit
    Francezi thotë se Guendouzi ndoshta do të ishte një kapiten më i mirë pasi sipas tij ai ka një zemër luani.

    “Nuk e shoh këtë gjë te Xhaka. E shoh te Guendouzi, ai është një nga të paktët që do të fitojë çdo ndeshje. Ai ka një zemër luani.

    Image result for guendouzi arsenal“Mund të më thotë dikush se cili është kualiteti më i mirë që ka Xhaka?

    “Nuk e kuptoj se si është bërë kapiten. Mungon lidershipi,”.

    Kujtojmë që Xhaka muajin e kaluar edhe zyrtarisht u zgjodh si kapiten i skuadrës nga Unai Emery. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!