×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e futbollit e përlot legjendën e tenisit – Ky është mesazhi emocionues i Maradonës për Federerin

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 8:51

    Diego Armando Maradona ka dërguar një mesazh tejet emocionuese për Roger Federer


    Roger Federer është njëri nga teniserët më të mirë në histori ku ka fituar 20 Grand Slam, shkruan Reporteri.net

    Zvicerani e ka ftuar ‘Dorën e Zotit’ për takimin që do ta zhvillonte në Argjentinë, por Maradona fatkeqësisht nuk mund të merrte pjesë.

    Por, Maradona, edhe pse nuk arriti të ishte pjesë e takimint të Federerit ai dha një mesazh, i cili u transmetua në një ekran të madh që gjendej në fushën e tenisit.

    “Përshëndetje mjeshtër, makinë, siç ju thërras unë”, thotë Maradona fillimisht.

    “Ju ishit, ju jeni dhe gjithmonë do të jeni më i madhi. Nuk ka tjetër si ju.

    “Dua që ju ta dini, nëse keni ndonjë telashe në vendin tim, ju mund të më telefononi dhe të më tregoni çfarë dëshironi,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!