Presidenti i i Federatës Kroate të Futbollit dhe ikona e Kroacisë, Davor Suker vlerësoi me superlative përfaqësuesen e Kosovës.
Në një intervistë për gazetën “Alo”, golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës së 1998 u shpreh optimist për kualifikimin e Kosovës në kampionatin e ardhshëm evropian të 2020-ës.
“Vlerësimi për Kosovën në futboll? Mendimi im për Kombëtaren e Kosovës është se ka shumë talente, është një Brazil i vogël, por nuk kanë mundësi ku të tregojnë kualitetet e tyre.
Shanset për t’u kualifikuar në EURO 2020? Kosova ka gjasa të mëdha për t’u kualifikuar pas barazimit ndaj Bullgarisë dhe një rezultati pozitiv në ndeshjen e radhës. Kosova në këtë grup mund t’u bëj ballë të gjithë kundërshtarëve.
Parashimi për ndeshjen e ardhshme me Malin e Zi? Natyrisht që mundet, sepse Mali i Zi ka humbur në kualitet në krahasim me katër vitet e kaluara. Ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm.
Më i spikaturi i Kosovës? Nuk mund të dalloj ndonjërin. Përveç kapitenit tonë (Amir Rrahmani, luan me Dinamo Zagrebin, ekip ku Suker u rrit si lojtar profesionist) Kosova ka edhe shumë yje të tjerë, këtë edhe e kanë treguar por duhet akoma të kombinohen dhe të kualifikohen në evropian e shpresojmë më pas në të ardhmen edhe në botëror”,përfundoi simboli i futbollit kroat Suker.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.