×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e Milanit me videomesazh: Shihemi në Kosovën e bukur

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 9:42

    Pas konfirmimit nga Milani, legjenda e klubit, Daniele Massaro i është drejtuar tifozëve kosovarë me një video-mesazh.


    Milani do të përballet me Feronikelin zyrtarisht më 10 gusht në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Ndeshja miqësore mes klubit italian dhe kampionit të Kosovës në futboll do të zhvillohet të shtunën e 10 gushtit me fillim nga ora 20:45.

    Miqësorja e 10 gushtit do të jetë një mundësi e madhe për tifozët e futbollit në Prishtinë për ta ndjekur shtatë herë kampionin e Evropës.

    Pas konfirmimit nga Milani, legjenda e klubit, Daniele Massaro i është drejtuar tifozëve kosovarë me një video-mesazh.

    “Miq nga Kosova dhe tifozë të Milanit. Jam Daniele Massaro dhe kam nderin që për tetë vite kam mbajtur fanellën e Milanit”, tha fillimisht Massaro.

    “Milani do të organizojë një ndeshje në Prishtinë përballë Feronikelit më 10 gusht. Shihemi në vendin tuaj të bukur. Shpresoj të shihemi shumë shpejt në Prishtinë”, tha Massaro në mes të tjerash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!