Feronikeli më 10 gusht do ta zhvillojë përballjen miqësore ndaj Milanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra nga Drenasi natyrisht se do të zhvillojë takimin më të madh në histori të ekzistencës së tyre si klub, pasi përball do ta kenë shtatë herë kampionin e Evropës dhe njërin ndër klubet më të mëdha në Itali dhe në botë.
Përveç shumë yjeve të skuadrës italiane që do të jenë pjesë e përballjes ndaj Niklit, në Kosovë do të vije edhe legjenda e tyre, Franco Baresi.
Legjenda e Milanit ka thënë se ai është i lumtur që do të jetë në vendin tonë dhe t’u jap mundësinë tifozëve të tyre shqiptarë që t’i shikojnë nga afër.
https://www.facebook.com/sportirtvd/videos/655270318291262/
“Jam i lumtur t’ju them që më 10 gusht do të jemi në Kosovë. Ekipi i Milanit është shumë i lumtur që do të marrë pjesë në këtë ndeshje, në këtë miqësore, për herë të parë në histori”, ka thënë fillimisht Baresi.
“Do të jetë një rast i jashtëzakonshëm për të takuar fansat e shumtë aty. Do të jetë patjetër një sukses dhe një festë e madhe. Përqafime dhe shihemi së shpejti”, ka thënë përfunduar legjenda e Rossonerëve.
Ndeshja zhvillohet me 10 gusht nga ora 20:45.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.