Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Maurizio Sarrit në drejtim të Juventusit.
Që prej largimit të italianit, zërat nuk janë ndalur për trajnerin e mundshëm të klubit londinez, që me shume gjasë pritet të jetë legjenda e këtij klubi, Frank Lampard, shkruan Reporteri.net
Këto spekulime, ditët e fundit i kanë bërë më konkrete futbollistët e njohur që kanë folur për një kalim të mundshëm të anglezit në Stamford Bridge.
Didier Drogba, bashkëlojtari i Lampard sa luanin në Chelsea, ka postuar disa InstaStory me legjendën e Manchester United, Rio Ferdinand.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e ka pyetur anglezin se çfarë mendonte nëse eventualisht Frank Lampard do të emërohej trajner i Chelseas, ai ka thënë se Frankie duhet ta pranojë punën.
“Ai duhet ta bëjë këtë, ai do ta kapë mundësinë, unë mendoj se ai është duke folur me ta, nëse është duke folur ai do ta pranojë postin. Frank pranoje detyrën or burrë, Chelsea ka nevojë për ty”, ka thënë Ferdinand.
Drogba tutje është tallur duke thënë se kjo nuk po vinte nga ai ndërsa Ferdinand ka thënë se nuk i bëhet vonë pasi Frank Lampard e meriton postin e trajnerit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.