Pele, mbreti brazilian i futbollit që ka fituar tri kupa të botës dhe konsiderohet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ka vdekur të enjten në moshën 82-vjeçare.
Por, suksesi i tij nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e një njeriu të rëndësishëm në jetën e tij.
Nëna e Peles, Celeste, ishte vendimtare gjatë gjithë karrierës së lojtarit brazilian, transmeton Reporteri.net.
Celeste është ende gjallë dhe po përjeton humbjen më të madhe në jetë, atë të vdekjes së të birit.
Ajo së fundmi mbushi plot 100 vjeç.
Ishe shpallur “Nëna braziliane e Vitit”
Pele po stërvitej me Kombëtaren e Brazilit në Teresopolis përpara Kupës së Botës më 1966, kur vuri re se nëna e tij kishte mbërritur në stadium pa paralajmërim dhe sapo e kuptoi, vrapoi për ta përqafuar.
O’Globo e kishte shpallur së fundmi “Nëna braziliane e vitit”. Ajo ishte gruaja e Joao Ramos do Nascimento, i njohur si Dondinho.
Celeste lindi në Tres Coracoes, Minas Gerais në Brazil, por kur Pele ishte fëmijë ata u transferuan në Bauru, ku gjeti sukses në një moshë shumë të re, duke u inkurajuar nga nëna e tij për të ndjekur ëndrrat e tij në futboll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.