Kombëtarja e Kosovës regjistroi sonte barazimin e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse ndanë pikët me Rumaninë, në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit I.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe legjenda rumune e futbollit, Adrian Mutu.
Ai tha se ka mbetur i tronditur nga terreni ku u luajt loja.
“Në të vërtetë, kështu dukej në TV. Ishte një lojë ku ishim të dominuar, realisht nuk arritëm të bënim shumë në anën sulmuese. Ne shkuam në kundërsulm që na vuri në disa situata të rrezikshme, por jo aq të rrezikshme sa për të shënuar. Ishte një fushë e vështirë, vërtet nuk mund ta besoj që në vitin 2023 ka ende një ekip, në nivel kombëtar, që mund të luajë në një fushë të tillë që na kushtëzoi pak”, tha Mutu për mediat rumune
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.